Aktualitet

88 mijë qytetarë kërkuan punë/ Denaj: Do e vuajmë gjatë goditjen nga pandemia

88 mijë qytetarë kërkuan punë/ Denaj: Do e vuajmë

Ministrja Denaj bëri me dije se nga fundi i shkurtit deri në fund të gushtit, plot 88 mijë qytetarë kanë kërkuar punë. Në një intervistë ministrja e Financave tha se megjithatë, kthimi në tregun e punës nuk mund të mohohet edhe në këtë përiudhë të vështirë të pandemisë.

Ajo tha se në muajin gusht ka pasur më shumë të hyrë, pra punonjës të rinj sesa të dalë, ata që kanë ikur apo janë pushuar nga puna, ndonëe nuk bëri me dije shifrat. Një gjë duhet të kihet parasysh, nënkuptoi ministrja duke thënë se për një kohë të gjatë: Ne do të vuajmë në disa sektorë. 'Duhet të mësohemi me këtë kufizim për shkak të pandemisë'.

Në fund ajo u bëri thirrje atyre të aftë për punë që të regjistrohen në agjencitë e punëdhënies.

Ka pasur 88 mijë punëkërkues nga 66 mijë që ishin në fund të shkurtit. Por kthimi në tregun e punës nuk mund të mohohet: Në gusht pati më shumë të hyrë se të dalë nga tregu i punës. Në do jemi të goditur dhe të vuajtur në disa sektorë për një kohë të gjatë, duhet të mësohemi me ketë kufizim për shkak të pandemisë.

 

Ndërkaq, dy ditë më parë  kryeministri Rama prezantoi tre lloje paketash të ndryshme, e para është programi i punësimit 4-mujor, e dyta ajo e punësimit 8-mujor dhe e treta është e punësimit 12-mujor.

1-Për programin e parë financimi është për dy paga minimale dhe garanton sigurimet shoqërore për katër muaj. Ky mund të jetë program i volitshëm për turizmin.  

2- Në programin e dytë niveli i financimit dyfishohet, 4 paga minimale dhe kontributet për tetë muaj.

3-Për punësimin 12-mujor garantohen kontributet Për nënat, viktimat e dhunës, Romët, programi parashikon 4 paga minimale. Për ata me aftësi të kufizuara programi garanton 12 paga minimale dhe kontributet.

Tre programet për të papunët që kërkojnë punë:

1-Programi punësimit, për ata që janë të regjistruar në zyrën e punësimit.

2-Formimi nëpërmjet punës – për ata që nuk kanë zanat, apo një punë të mëparshme, për t’u integruar në tregun e punës. U mundëson formimin profesional në një biznes dhe më pas punësimin e subvencionuar për 12 muaj.

3-Praktika profesionale -Targeton ata që janë diplomuar brena 2 vitesh dhe u mundëson një praktikë në sektorin privat.