Aktualitet

90% e mushkërisë ishte me pneumoni bilaterale! Mjekja tregon për rastin e 27 vjeçares që ndërroi jetë nga Covid

90% e mushkërisë ishte me pneumoni bilaterale! Mjekja tregon për

Arjola Cakollari është 27 vjeçarja nga Berati e cila ndërroi jetë një ditë më parë për shkak të infektimit me Covid.

Mjekja e spitalit të Beratit, Etleva Vila ka treguar për rastin e saj duke thënë se nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese dhe pasi u shërbeu dy prindërve të infektuar me Covid, u shtrua vetë me datë 25 shkurt. Gjendja e saj u rëndua dhe për këtë arsye ajo u dërgua për në spitalin Infektiv. Mjekja thotë se pasi i janë bërë ekzaminimet, u zbulua se mushkëritë e saj ishin prekur në masën 90 %. Ajo është dërguar me urgjencë drejt spitalit Infektiv, por pas disa ditësh qëndrimi në intubim ajo nuk arriti dot të fitonte betejën me sëmundjen.

90% e mushkërisë ishte me pneumoni bilaterale! Mjekja tregon për

Mjekja ka treguar:

‘Pacientja është paraqitur në repartin e Urgjencës në spitalin rajonal të Beratit në datën 25, rreth orës 12 në një gjendje jo të mirë pasi kishte disa ditë që u shërbente prindërve me COVID. Ishte hera e parë që paraqitej në spitalin e Beratit.

Pasi i është dhënë ndihma e parë, i janë bërë ekzaminimet. Kur kanë dalë përgjigjet e skanerit, rreth 90% e mushkërisë ishte me pneumoni bilaterale që tashmë është e njohur që është në kuadrin e COVID. Nuk e kemi shtruar fare në repartin Infektiv. I kemi dhënë ndihmën në raportin e Urgjencës dhe e kemi transportuar në spitalin Infektiv në Tiranë.

Ne e transportuam pastaj është marrë vesh nga mediat që ka ndërruar jetë. Në skaner nuk doli ndonjë sëmundje tjetër. Ne të gjithë rastet i nisim te COVID-1. I kemi me urdhër. Situata, ka raste që vijnë edhe në gjendje të rënduar. Ne i japim ndihmën e parë dhe i referojmë te mjeku i familjes’.

27 vjeçarja do të martohej së shpejti me të fejuarin e saj, ndërkaq motra e Arjolës gjithashtu është e shtruar në spital për shkak të infektimit, por thuhet se gjendja e saj është e përmirësuar.

*Tiranapost.al.