Aktualitet

90 të infektuar sot. A ka gjasa të rimbyllemi? Përgjigjet Rama

90 të infektuar sot. A ka gjasa të rimbyllemi? Përgjigjet Rama

Një mbyllje do kishte pasoja jashtëzakonisht kritike dhe nuk do të ketë më kontrolle me polici dhe ushtri. Këtë tha kryeministri Rama nga kryesia e Kuvendit duke shtuar se secili do duhet të ndërgjegjësohet dhe të kuptojë se virusi nuk ka ikur dhe askush se di për sa kohë do qëndrojë. I pyetur për mungesë testesh, Rama tha se për këtë përgjigjen ekspertët.

Gazetari: Kanë familjarë të konfirmuar me kovid por nuk u bëjnë testin. Me 8 qershor ISHP i kërkoi ministrisë duke thënë se ska kapacitet për të bërë analiza Kanë kaluar më shumë se një muaj pse nuk lejohet që spitalet private të bëjnë analiza?

Rama: Më fal se, si mund të thuhet familjarë të konfirmuar që nuk u bëjnë teste. Me çfarë u konfirmua? Me sy? Me veshë? Me Horoskop? Si mund të thuhet kjo? Dakord që mund ta thotë dikush i shqetësuar për një familjar por si mund ta thoni ju, të konfirmuar por që nuk bëjnë testin.

Gazetari: Familjarët janë konfirmuar ndërsa të afërmit që janë në kontakt nuk ua bëjnë testin:

Rama: Nuk dua ti kthehem kësaj bisede më, kjo çështje u takon ekspertëve dhe boll kam folur për këtë temë. Sot them; Një mbyllje tjetër është diçka me përmasa jashtëzakonisht kritike për të gjithë. Një kontroll i rregullave në hapjen me polici e me ushtri për çdo qytetar është i pamundur. Rirtja e numrave ndodh në gjithë vendet që happen dhe është çdo qytetar që duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Ne po bëjmë çmos për sa na takon por nuk mendoj që ne duhet ti kthehemi mbylljes. Dhe të gjithë të jenë të vetëdijshëm që virusi nuk ka ikur dhe nuk do iki për disa kohë se di askush, nuk mundet të bëhet mbyllu hapu sa virusi është aty. Testimet janë rirtur.