Aktualitet

90 të infektuar sot: Mesazhi i fortë i Skënder Brataj: Shqiptar kudo që ndodhesh…

90 të infektuar sot: Mesazhi i fortë i Skënder Brataj: Shqiptar

Ditën e sotme u konfirmuan me koronavirus 90 persona, ndërsa u raportua për tre pacientë që humbën jetën, të cilit ishin shtruar tek Infektivi. Situata më problematike vijon të jetë në kryeqytetin Tiranë ku është dhe numri më i madh i rasteve aktive. Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj bën një apel të fortë drejtuar qytetarëve shqiptarë kudo që ndodhen, që duket se nuk po kujdesen, nuk po mbajnë maskë në vendet që frekuentojnë dhe po vënë në rrezik veten dhe të afërmit e tyre.

Mesazhi i plotë si më poshtë:

Shqipëtar kudo ndodhesh !!

Jeta është e shtrenjtë, jeta është e pa kthyeshme, jeta jote është e lidhur me jetën e familjes tënde, jeta jote është e lidhur me jetën e miqve dhe shokëve të tu, jeta jote është e lidhur me jetën time, jeta e të gjithëve është në dorën tënde! Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla:
1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
2. Mbaj distancën 1.5 metër
3. Zbato rregullat e higjenës
4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla
Dr. Skender Brataj

Situata me koronavirusin në Shqipëri: 

COVID-19 – Statistika (3 Korrik 2020)
Testime totale 28033
Raste pozitive 2752
Raste të shëruara 1592
Raste Aktive 1088
Humbje jete 72 (Qarku Tiranë 39, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 409
Durrës 209
Shkodër 158
Vlorë 117
Fier 46
Lezhë 57
Korçë 32
Kukës 21
Elbasan 13
Gjirokastër 10
Berat 8
Dibër 8