Aktualitet

A dëgjojnë ekspertët kryeministrin, apo kryeministri ekspertët?! Propozimi ‘hije’ për mbylljen e fundjavës dhe një sqarim

A dëgjojnë ekspertët kryeministrin, apo kryeministri

Do të mbyllet apo jo Tirana në fundjavë? Kjo ka qenë tema e ditës së sotme, ku pas zërave se kishte një propozim të Komitetit të Ekspertëve për të mbyllur fundjavën, u shfaq në një konferencë për mediat zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, njëherësh kryetare e këtij komiteti, e cila tha ‘Jo’. Por kjo është ndoshta fundi i një propozimi.

Çfarë mund të ketë ndodhur? A ka patur debate? A ka patur vërtetë një propozim nga ekspertët për kryeministrin, i cili vazhdimisht thotë se vendimet nuk i merr ai, por ekspertët. Nëse këta të fundit vërtetë kanë propozuar mbylljen për fundjavën, përse nuk ka qenë ky vendimi?

Mbetet ende mister nëse ka patur apo jo debat lidhur me mbylljen apo jo të fundjavës, pasi nuk ka asnjë provë të shkruar apo të filmuar të propozimit të Komitetit, por burimet flasin se po, ka pasur një të tillë, dhe se vendimi siç duket deri është marrë jo nga ekspertët, por nga kryeministri.

Ndërkohë mbetet ende pikëpyetja përse kryeministri që ishte aq pro mbylljes në pranverë ka zgjedhur të jetë kaq tolerant në dhjetor, ku numri i infektimeve është rritur, dhe e gjithë bota po përjeton një valë kufizimesh, shoqëruar me lockdoën.

Arsyet e para duhet të jenë ekonomike, por edhe zgjedhjet e 25 prillit, tek të cilat mbyllja mund të ndikojë për keq, nga pakënaqësia që mund të krijohet tek bizneset apo edhe vetë qytetarët.

Ky nuk është një lajm i konfirmuar.

*Ndalohet ribotimi i artikullit pa burimin Tiranapost.al