Sociale

A do duhet ta mbajmë maskën në restorante, kur të ulemi brenda? Përgjigjet epidemiologia Tomini

A do duhet ta mbajmë maskën në restorante, kur të ulemi

Ata që do të ulen brenda në lokale dhe restorante nuk janë të detyruar të mbajnë maskë. Ky rregull është një detyrim ligjor për personat që shërbejnë.

“Mbajtja e maskës nuk është një element i domosdoshëm gjatë procesit të ngrënies, por pas mbarimit dhe konsumimit këto mjedise konsiderohen ambiente të mbyllura. Secili do të krijojë kushtet e higjienës personale, është përgjegjësi personale, por që bëhet edhe përgjegjësi kolektive”, thotë epidemiologia Eugena Tomini për ‘Tv Klan’.

A do duhet ta mbajmë maskën në restorante, kur të ulemi

Ajo shprehet se rregullat që duhet të zbatohen janë: vendosja e tavolinave 2 metra larg njëra-tjetrës në të gjitha drejtimet, mjediset e mbyllura duhet të kenë ajrosje të vazhdueshme, dritaret dhe dyert duhet të jenë të hapura, si dhe vendosja e dezinfektantëve.

Ndërkohë restorantet janë të detyruar të përdorin menu elektronike ose plastike në mënyrë që të pastrohet lehtë, si dhe vendosjen e xhamit ndarës në rastet kur pagesa bëhet në arkë.