Aktualitet

A do e bëjë Lulzim Basha vaksinën kundër coronavirusit?

A do e bëjë Lulzim Basha vaksinën kundër coronavirusit?

Kreu i PD-së nuk e vë në diskutim që do e bëjë vaksinën kundër coronavirusit kur ajo të dalë dhe të sigurohet edhe nga Shqipëria, dhe u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të bëjnë të njëjtën. Por Basha pas pyetjes së gazetarëve shprehu shqetësimin se Shqipëria sipas tij është vendi i fundit në rajon që po bashkëpunon për të siguruar vaksinën.

Ndërkohë që ministria e Shëndëtësisë dhe qeveria kanë njoftuar se janë pjesë e Covax, rrjeti përmes të cilit sigurohen dozat e para të vaksinës për shqiptarët kur të dalë në treg ajo më e efektshmja, Basha thotë se Maqedonia dhe Kosova kanë bashuar forcat me vende të BE-së që ta sigurojnë drejtpërdrejt vaksinën.

Kryeministri Rama dje i pyetur për vaksinën, se cilën do kenë shqiptarët, të shtrenjtë apo të lirë, u përgjigj duke thënë se pavarësisht çmimit është një detyrim që nuk do t’i mungojë popullit. 

Kur të vijë vaksina, a do e bëjë Lulzim Basha?

Shiko, pyetja është ndryshe, pse Shqipëria nuk ka marrë masat reale për vaksinën. Pa diskutim jo vetëm kaq, por publikisht do u kërkoj shqiptarëve të vaksinohen. Maqedonia ka bashkuar forcat me një vend të BE për ta siguruar drejtpërdrejt, edhe Kosova, ndërsa Shqipëria ka ngelur e fundit në rajon për ta siguruar.