Aktualitet

A do ketë karantinë të plotë para zgjedhjeve? Tomini tregon gurin e fundit përkundrejt masave më të ashpra

A do ketë karantinë të plotë para zgjedhjeve? Tomini tregon

Karantina e plotë do të jetë guri i fundit, nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Këtë tha zv ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini e cila nuk hoqi mundësinë që në vend të karantinës totale masat të shtrëngohen. Në një intervistë mbrëmë ajo tha se numri i lartë i të infektuarve dhe i të shtruarve në spitalet Covid lidhet me transmetimin komunitar të virusit.

“Kemi një transmetim komunitar. Një transmetim me incidencë të lartë të rasteve të konfirmuara, reflektuar jo vetëm me pozitivitetin, por dhe rastet që kanë kërkuar shtrim spitalor”, tha Tomini.

E pyetur nëse mund të ketë një karantinë të plotë para zgjedhjeve, Tomini kërkoi që të ketë ndërgjegjësim të popullatës.

“Karantina do jetë guri i fundit përkundrejt shtrëngimit të masave. Duhet të jemi të përgjegjshëm për zbatimin e masave".

Sa i përket rasteve të riinfektimit në Shqipëri, Tomini tregoi janë konfirmuar 16 raste.

Ndërkaq, ditën e nesërme përfundon afati i masave që ka vendosur Komiteti Teknik i Ekspertëve. Nuk dihet nëse do të ketë shtrëngim të masave, nëse do të lihen në fuqi masat që janë aktualisht, por nuk pritet që të ketë lehtësime.

*Tiranapost.al.