Aktualitet

A do ketë masa shtesë anti-Covid për Festat e Fundvitit? Rama nuk bën përjashtime

A do ketë masa shtesë anti-Covid për Festat e Fundvitit? Rama nuk

Nga Instagrami ku kryeministri Rama u shfaq live me portalin studentor, u pyet lidhur me situatën e pandemisë dhe se çfarë masash mund të merren për festat e Fundvitit. Rama tha se në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë jemi duke kaluar më të keqen: 'Sepse ky dimër do jetë shumë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore'. Kryeministri tha se për momentin nuk janë paraparë masa shtrënguese por nuk përjashtohen: 'Askush askund nuk i di të gjitha, ne mësojmë hap pas hapi'.

Edi Rama: 

Masat shtrënguese nuk i vendos unë, i vendos komiteti teknik i ekspertëve. Masa më e rëndësishme është çfarë bëjmë si individë me rregullat e thjeshta sepse në fund të fundit ne jemi transmetuesit e këtij virusi dhe nëse e ndihmojmë apo e pengojmë virusin, varet nga ne. Deri tani nëse shohim atë që është problemi themelor i kësaj sfide, aftësinë për të përballuar fluksin e njerëzve në nevojë në spital them se jemi në ekuilibër. Nëse shohim fatalitetet edhe pse një jetë e humbur është shumë, jemi në ekuilibër. Askush askund nuk i di të gjitha, ne mësojmë hap pas hapi. Për momentin nuk kemi paraparë masa shtrënguese por nuk i përjashtojmë masat shtrënguese”. 

*Tiranapost.al.