Aktualitet

A do të ketë pasoja administrative për ata që nuk bëjnë vaksinën anti-Covid?

A do të ketë pasoja administrative për ata që nuk

A do të ketë pasoja administrative për ata që nuk bëjnë vaksinën anti-Covid? Kjo ishte një ndër pyetjet që iu bë sot kryeministrit Edi Rama gjatë daljes për mediat nga ku njoftoi se procesi i vaksinimit do të nisë sot në orën 13:00 në stadiumin Air Albania.

Rama u përgjigj se duke thënë se vaksina nuk është e detyrueshme dhe se nuk do të ketë pasoja administrative për personat që nuk do të vaksinohen kundër Covid.

Më parë u tha që personat që do të bëjnë vaksinën do të kenë një certifikatë elektronike që do të hyjë në e-Albania, kjo do të thotë që ata që refuzojnë ndoshta në një të ardhme nuk do të marrin shërbime nga e-Albania?

Rama: Vaksina nuk është e detyrueshme dhe nuk ka se si të ketë pasojë për ata që nuk duan të vaksinohen, nuk ka se si të mos i ofrohen shërbime në e-Albania. Kush nuk do ta bëjë, nuk do ta bëjë. Askush nuk penalizohet, mjekët dhe infermierët nuk kanë për të refuzuar sepse e dinë që kjo nuk është lojë. Kanë qarë për kolegët e tyre. Dhe nuk besoj se do të ketë. Nëse ka ndonjë mjek apo infermier që nuk do të vaksinohet sigurisht që nuk do të ketë pasoja.

“Rekomandohet që edhe ata që e kanë kaluar ta bëjnë vaksinën”, shtoi ministrja Ogerta Manastirliu.