Aktualitet

A do të lërë Presidencën për një post në qeveri pas zgjedhjeve? Përgjigjet Meta

A do të lërë Presidencën për një post në

Prej një jave në media flitet nëse Meta do të lërë Presidencën për një post në qeveri, nëse zgjedhjet do të fitoheshin nga opozita, kreu i shtetit e lë të hapur si mundësi. Duke e arsyetuar se një vendim të tillë do ta merrte për të zgjidhur krizën, siguroi se ka premtuar të mbrojë shtetin e së drejtës deri në 24 korrik 2022 kur i mbaron mandati i presidentit.

Pyetja: Nëse në zgjedhjet e 2021-shit ish-partia juaj apo aleatët (PD) do të fitonin zgjedhjet dhe do të donin të bënit koalicion, do të ishit të gatshëm të linit mandatin e presidentit për një post qeveritar.

Presidenti Ilir Meta: Prej kohësh kam qenë i gatshëm që për hir të marrëveshjeve që zgjidhin krizën e institucioneve dhe legjitimitet të lija dhe postin e presidentit, vetëm të gjendej një zgjidhje për venin pa pasur parasysh interesat personale dhe karrierën time. Por dua t’ju sigurojë, pa hyrë në momente që duan të tërheqin vëmendjen nga zgjedhjet e ndershme të 25 prillit, në të gjitha rastet premtimi që kam bërë që ky institucion që deri në 24 korrik të 2022 të jetë kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të kushtetutës dhe lirisë, do ta mbajë në të gjithë mënyrën. Të jeni të qetë për këtë institucion. Po ky s’është problemi i vetëm, se përgjatë viteve ka mbrojtur kushtetutën në mbrojtje të vendit. Përsa i takon çështjes së zgjedhjeve për mua ka vetëm një gjë rëndësi zgjedhje të lira dhe të ndershme.