Aktualitet

A do të ulen tarifat e studimeve? Rektori Artan Hoxha sqaron kërkesën e studentëve

A do të ulen tarifat e studimeve? Rektori Artan Hoxha sqaron

Mësimi në universitete nis nga 2 nëntori dhe do të zhvillohet me alternime mes platformës online dhe në auditore. Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, sqaroi lidhur me tarifat e studimit se janë të përcaktuara në Paktin për Universitetin dhe nuk do të ketë përgjysmim të tyre.

“Sa i përket fillimit të vitit të ri akademik, një nga diskutimet në konferencë ishte se si do e përballonim situatën. Në dijeninë time të gjitha institucionet po angazhohen që të kenë platforma ndryshe nga ato që kemi punuar me herët. Ajo që po ndodh në të gjitha universitet e vendit, është krijimi i një platforme, që garanton që procesi të zhvillohet normalisht. Ajo që po ndodh këto ditë është se po trajtohen në përdorimin e sistemit, pedagoget, administratorët dhe studentët që fillimi akademik të na gjejë të përgatitur. Do të kenë përgjysmim, mbështetje të studentëve në nevojë. Tarifën e regjistrimit për ciklin e dytë të studimit, do të jetë 20 mijë lekë. Ka një kërkesë të studentëve, dhe nuk do të ketë përgjysmim të tarifës, pasi do të thotë të bllokosh universitetin. Cikli i dytë i studimeve kudo në botë paguhet më shumë”, tha Hoxha.