Aktualitet

A do zëvendësohet testi PCR me atë të shpejtë të Antigenit?

A do zëvendësohet testi PCR me atë të shpejtë të

Nga dita e hënë do të nisë testimi i shpejtë i Antigenit në Tiranës. Lajmin e dha ministrja Ogerta Manastirliu e cila tha se janë siguruar 100 mijë testet e para ndërsa synohet të merren edhe 300 mijë teste të tjera të shpejta të koronavirusit, për të evidentuar më shpejt rastet dhe parandalimin e përhapjes së virusit.  

Po testet PCR do të ndalohen? Ministrja tha se ato do të vijojnë, në një kohë me testet e reja të shpejta.  Ndërsa lidhur me vaksinën anti-Covid, Manastirliu tha se hapi kryesor është financimi me COVAX: Është bërë parapagimi në vlerën 3.9 mln dollarë. Është një proces negocimi me shumë kompani që janë duke ofertuar për sa i përket procesit të vaksinave

Nga konferenca për shtyp me ekspertët, Manastirliu tha:

"Qeveria shqiptare që në krye të herës është angazhuar në disa drejtime për të pasur akses në vaksinën efektive. Aktualisht kemi realizuar disa hapa. Hapi kryesor është angazhimi financiar me COVAX. Është bërë parapagimi në vlerën 3.9 mln dollarë.

Është një proces negocimi me shumë kompani që janë duke ofertuar për sa i përket procesit të vaksinave. Jemi duke vlerësuar në disa drejtime, qoftë me shtete të BE dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë me ta mundësinë për të bërë të disponueshme.

Kemi siguruar në fazën e parë 100 mijë teste.Jemi në procedurë për të siguruar 300 mijë teste në vijim. Nuk do ketë vetëm testime të shpejta të antigenit por ndërthurje me testimet aktuale".