Aktualitet

A e bashkon kjo ditë politikën shqiptare? Meta: 28 Nëntori i ardhshëm do jetë ndryshe

A e bashkon kjo ditë politikën shqiptare? Meta: 28 Nëntori i

Presidenti Meta mund të ketë nënkuptuar situatën e pandemisë, me shpresë së vitin tjetër nuk do të jetë njësoj 28 Nëntori pa njerëz duke festuar në shesh, por ndoshta edhe një mesazh politik, për shkak të zgjdhjeve që mbahen me 25 prill. Ai tha se 28 Nëntori i ardhshëm do të jetë ndryshe në kushte të tjera plot madhështi, në kushte të tjera. I pyetur nëse kjo ditë e bashkon politikën shqiptare, presidenti Meta u përgjigj: Kjo ditë bashkon popullin shqiptar. Ndërsa u pyet edhe për ngritjen e Komisionit Hetimor për raportin e Dick Marty, që sipas Metës nuk i shërben Shqipërisë dhe as Kosovës. 'Aktakuzat ndaj UÇK-së, janë të motivuara nga Serbia', tha ai. 

Presidenti Meta:

Është kënaqësi e veçantë të takohemi sot diten e Flamurit me 28 Nëntor. Sigurisht që është një 28 nëntor pak i veçantë dhe për shkak edhe të kësaj pandemise jemi të detyruar të jemi të kujdesshëm në kremtimin e ditës më të madhe të kombit tonë. Por njëkohësisht 28 Nëntori i ardhshëm do jetë ndryshe, në kushte të tjera dhe plot madhështi, por ky është një 28 Nëntor i veçantë dhe për një arsye tjetër se tre muaj më parë festuam 100 vjetorin e çlirimit të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë dhe funksionimit të shtetit shqiptar sikurse është sot.

A bashkon kjo ditë politikën shqiptare?

Meta: Kjo ditë bashkon popullin shqiptar.

Basha më herët tha se 28 Nëntori tjetër do të na gjejë në një Shqipëri më të mirë dhe më pranë Europës.

*Tiranapost.al.