Aktualitet

A është gati Shqipëria për një shpërthim epidemie? Rakacolli: Italia nuk e gjeti pacientin zero, ne e kemi

A është gati Shqipëria për një shpërthim epidemie?

Ka sqaruar nga studioja e Abc News me Mirela Milorin, situatën me koronavirusin. Zv.ministrja e Shëndetit Mira Rakacolli tha se Shqipëria fatmirësisht e ka gjetur pacientin zero, duke bërë që të merren masat për të parandaluar përhapjen në masë, ndryshe nga rasti i Italisë ku pacienti zero nuk u gjet në kohë dhe bëri që numrat e të infektuarve të shtohen.

Milori: A jemi gati ne për një shpërthim Epidemie? A është Shqipëria gati?

Mira Rakacolli, zv.ministre e Shëndetit: Italia nuk e gjeti në kohë pacientin zero. Ndërsa ne e kemi. E kemi të siguritë që ky është rasti i importuar që ka ardhur nga jashtë. Kemi pacientin e dytë që është kontakti i afërt i tij, njerëzit e tjerë të shtëpisë deri tani nuk kanë shenja nga sëmundja. Por vetë virusi ka kohën deri në zbulimin. Nëse ke pasur kontakte nuk do të thotë patjetër të sëmuresh, nuk besoj që askush mund të parashikojë për Shqipërinë në këtë moment. Nuk është mirë që në këtë moment të merremi me parashikimet, momenti kur ti kërkon kontaktet është avantazh më tepër.

Milori: E zëmë se ka shpërthyer dhe ndodh për fat të keq si në Itali. Jemi gati?

Mund ta përballojmë, e them me bindje që po, kishim kohë që të përgatiteshim, kemi kaluar me sukses disa epidemi, epidemia e rëndë, gripi i pulave, në Shqipëri pati më pak raste se vendet e tjera, ne kemi metodikë të mirë për të ditur dhe ndjekur hapat për parandalimin, kemi personel që e ka provuar tashmë veten për profesionalizmin. Kemi marrë dhe masat e duhura se patëm kohë të përgatiteshim dhe ta përballonim. Karantina është gati për tu përdorur.

Milori: Nëse nuk menaxhohet mirë situata apo del jashtë kontrollit?

Nuk besoj të dalë jashtë kontrollit.

Milori: Flas për mungesë pajisjesh, kemi lënë shteg për këto mundësi?

Qendra evropiane ka lancuar katër skenarët. Më i keqi është Italia, sot ne jemi në skenarin e parë. Kemi menduar dhe marrë masat për të gjitha skenarët, menjëherë dy rastettona dolën në 11 të natës dhe masat ishin gati për to, janë marrë nga specialistët tanë, duke zbatuar protokollet e OBSH-së.

-463 njerëz kanë vdekur në Itali, mbi 700 janë infektuar dhe 16 milionë njerëz janë karantinuar.