Aktualitet

A është ky fundi i demokracisë?

A është ky fundi i demokracisë?

Demokracia në mbarë botën ka rënë në pozicionin më të ulët në dy dekada, thotë një raport i ri.

Censura e medias, zgjedhjet e padrejta dhe frenimi i protestave civile janë në rritje në mbarë botën, sipas fondacionit gjerman Bertelsmann Stiftung.

Katër vende të tjera – Benini, El Salvadori, Kirgistani dhe Tunizia – u klasifikuan si autokraci, pasi ato tejkaluan demokracitë me një diferencë më të madhe se kurrë më parë.

Sundimi autokratik dhe populizmi, sipas raportit është nxitur nga pandemia Covid, konflikte të shumta si pushtimi rus i Ukrainës, një rritje e mprehtë e kostove të ushqimit dhe trazirat ekonomike.

Anketa u bazua në raportet e detajuara të vendeve në bashkëpunim me rreth 300 ekspertë nga universitetet kryesore dhe grupet e mendimit në më shumë se 120 vende⁠⁠.