Aktualitet

A është ky sekti që shkaktoi tragjedinë në familjen Josifi? Prokuroria: U rekrutuan 6 vite më parë

A është ky sekti që shkaktoi tragjedinë në familjen

Kulla e Rojës, quhet grupimi që dyshohet të ketë rekrutuar familjen Josifi, ku nëna dhe vajza u gjetën të vetëflijuara në shtëpinë e tyre në Tiranë. Vajza Anisa kishte ndërruar jetë prej më shumë se një viti dhe ishte mbajtur që nëna të kryente disa rite me shpresën se do të ringjallej duke e lyer me uthull dhe vajra. Vajza tjetër Blerta u gjet në gjendje të rënduar dhe e paushqyer.

Burime nga prokuroria për News 24 kanë treguar se gjithë familja është rekrutuar nga ky grupim apo sekt rreth 6 vite më parë. Po sipas burimeve, pas vetëvrasjes së kryefamiljarit 15 vite më parë, Zhaneta me dy vajzat u zhvendosën në Tiranë, ku u ndihmuan me para nga ky sekt e duke i afruar më shumë me grupimin.

Kulla e Rojes është pjesë e organizatës fetare Dëshmitarët e Jehovatit dhe në broshura të shumta dhe publikime në internet është vënë re një shprehje se çfarë ndodh pasi njerëzit vdesin:

I referohet Biblës dhe thotë: “Bibla mëson se Perëndia mund t’i zgjojë të vdekurit, si të thuash nga gjumi, dhe t’i rikthejë në jetë. Për ata që Perëndia ringjall, vdekja nuk është fundi i gjithçkaje”.

A është ky sekti që shkaktoi tragjedinë në familjen

Kjo gjendet online tek adresa: https://www.jw.org/sq/m%C3%ABsime-nga-bibla/pyetje/kur-vdesim/

Këtë dyshohet se kanë ndjekur dhe nëna me vajzën e saj. Në shtëpinë e tyre janë parë të shkojnë anëtarë të këtij grupi dhe flitet se ato ishin në dijeni të vdekjes së 30 vjeçares, duke i kërkuar më pas nënës dhe motrës Blerta që të sakrifikonin dhe të mos hanin, apo të mos dilnin nga shtëpia.

Pritet që e mbijetuara e familjes Blerta Josifi të japë dëshminë e saj dhe të zbardhë mistërin e kësaj ngjarje të rëndë. Vetë Organizata Dëshmitarët e Jehovait e mohon që Zhaneta me dy vajzat të kenë qenë anëtarë, por të afërm dhe fqinjë thonë se kanë qenë.

Ngjarja tronditëse u zbulua me dy korrik, ky vëllai i Zhanetës njoftoi policinë pasi nuk po arrinte të fliste apo të takohej me motrën dhe dy mbesat e saj. Banorët e pallatit janë ankuar disa herë për aromën e rëndë nga trupi i pajetë i 30 vjeçares, por vetë Zhaneta thoshte se Anisa po flinte gjumë dhe se për të vendos Perëndia.