A është ndaluar kënga ‘Mora fjalë’ në stadiume në Shqipëri?
E Premte 20 Dhjetor 2024, 12:50
TiranaPost
Gjatë seancës së djeshme plenare Sali Berisha ka akuzuar maxhorancën se kënga ‘Mora Fjalë” është ndaluar të këndohet në stadium. Në përgjigje të kësaj akuze, Taulant Balla tha se kjo nuk është e vërtetë, se kënga nuk është ndaluar në stadium në Shqipëri.
Balla: Adem Jasharin e arrestuat ju. Sa i përket dhembshurisë së madhe për atë që do të marri like në facebook për këngën e mikut tim Naim Gjoshit. Kënga as ka thënë dikush se është ndaluar. I kam thënë Shkurtes mos i beso gojëve të liga. Meqë nesër kemi takimin e Kuvendeve le të themi ca rrena se ecin shumë shpejt. Mos lejoni të flasin për futboll njerëz që nuk marrin vesh nga futbolli.
View this post on Instagram