Aktualitet

A i ka thënë Basha-Yuri Kim: Mos më thërrit Luli? Reagimi i ambasadores në Twitter

A i ka thënë Basha-Yuri Kim: Mos më thërrit Luli? Reagimi i

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka komentuar lidhur me një deklaratë të gazetarit Çim Peka për një telefonatë me tone të ashpra që pati mes saj dhe liderit të PD-së, Lulzim Basha.

Sipas deklaratës, kreu i opozitës i ka kërkuar ambasadores që të mos e thërrasë thjeshtë Luli Basha, por zoti Basha dhe kryetari i opozitës.

Ndërsa deklaratën ambasadorja e quan të pakuptimtë, ajo sqaron se e thërrasin njëri-tjetrin në emër, sepse janë kolegë dhe miq.

"Kjo është e pakuptimtë. Ai më quan “Yuri” dhe unë e quaj “Luli”. Pse? Sepse ne jemi kolegë dhe miq", shkruan Kim.

A i ka thënë Basha-Yuri Kim: Mos më thërrit Luli? Reagimi i

Deklarata për bisedën mes Kim dhe Bashës:

“Ka pasur një bisedë të fortë nga kryetari i opozitës Basha dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim. Bisedë me tonë shumë të ashpra. Burime e mia bëjnë me dije se zoti Basha i ka bërë me dije ambasdores se ‘Unë nuk jam Luli Basha, jam zoti Basha, jam kryetari i opozitës. Nëse vazhdoni të jeni në lojë me Ramën, vazhdoni me të’.