Aktualitet

A janë të sigurta pishinat në hotele?

A janë të sigurta pishinat në hotele?

I pyetur për përdorimin e pishinave në hotele, sa të sigurta janë, ministri Klosi tha se gjithçka duhet të jetë në ndërgjegjën e qytetarëve dhe zbatimit të protokollit të sigurisë nga administratorët e hoteleve. Ai tha se jo çdo problem mund të zgjidhet me polici, por qytetarët të tregohen vetë të kujdesshëm duke ruajtur distancimin fizik dhe higjienën.

Në intervistë për Report Tv, ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha:

"Për të gjithë kryefjala duhet të jetë jeta e qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur rregulla, por nuk zgjidhet ky problem vetëm me policinë. Na duhet një ndërgjegjësim i qytetarisë. Mbrojtja nuk vjen duke vendosur vetëm rregulla. Rritja e numrit të vizitorëve të huaj, na bën që të jem strikt për zbatimin e rregullave. Ekspertët e shëndetësisë duhet të jenë ata që duhet të flasin. Të gjithë prefektët janë të angazhuar për ngritjen e task forcave. Ka nevojë për më shumë rregull, por e gjitha duhet të jetë ndërgjegjësim qytetar. Nëse nuk ka ndërgjegjësim menaxhimi duhet të jetë e vështirë".

Ministri Klosi tha se gjatë karantinës është abuzuar me ndërtimin e kioskave pa leje, dhe se do të disikutohet më tej për një paketë ndihmëse për sektorin e turizmit pas mbylljes së sezonit.

A janë të sigurta pishinat në hotele?