Aktualitet

A ka pasur diskutim në Komitetin Teknik për rastet e vdekjeve nga Covid dhe shënimet në kartelë?

A ka pasur diskutim në Komitetin Teknik për rastet e vdekjeve nga

Pas akuzave të Lulzim Bashës se po fshihen vdekjet nga Covid, prej ditësh vijojnë debatet se si bëhet përcaktimi dhe klasifikimi tek kartela e të ndjerit. Ndërkohë që Basha kërkon hetim nga prokuroria, anëtarë të Komitetit Teknik të Ekspertëve thonë se çdo përcaktim bëhet nga mjeku që ndjek rastin dhe ndiqet një procedurë siç udhëzohet nga OBSH.

Mjekja pediatre Gjeorgjina Kuli, njëkohësisht anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve thotë se në Komitetin Teknik nuk ka pasur diskutime për fatalitetet. E pyetur në Real Story nga Sokol Balla se pse Anglia ka ndryshuar metodën e përkufizimit të viktimave me Covid apo jo, doktoresha tregoi se janë futur dy nomeklatura të reja: Pra rastet e konfirmuara me Covid dhe suspect, të dyshuar.

Balla: S’keni pasur debat ne Komitetin Teknik?

Jo e them me kompetencë që në komitet nuk kemi diskutuar me fatalitetet, si mjeke kliniciste do vlerësoja punë e kolgevëe të mi që ka kaq muaj që luftojnë pë të shpetuar jetë dhe përballen me ndodhi të tilla dhe kam besim të plotë nga vlerësimi që bëjnë kolegët për shkakun e vdekjes, normalisht shkaku përcaktohet në kartelen klinike që ka dianogzën e hyrjes, të përkohshme dhe perfundimtare kjo bëhet nga mjeku klinicist. Sa i përket Covid sepse është nozologji e re, në lidhje me kush quhet rast compatibël me Covid na janë sugjeruar nga statistikat dy nomenklatura të reja, çdo diangnozë ka kodin e vet. Është ICD9 ose ICD10, me nomenklaturën e re ka dy mënyra; rastet e konfimaura me Covid dhe rastet e suspektuara me Covid. Pra janë të detyryuara. Që të thuhet se ëshë Covid duhet patjetër pergjigjja e testit.

Në rastet pediatrike nuk kemi pasur raste fatalitetesh nga Covid, vetmë një rasti me komplikacion. Ishte me sindormë Kawasaki në kushtet e Covid dhe më pas pati probleme të tjera shëndetësore.

Kemi rastin në Durrës, personi pësoi aksident dhe kur iu bë ekspertiza doli me Covid. Nuk mund të përcaktohet me shkak vdekje nga Covid. Megjithatë ka debat edhe në vendet e tjera. 

*Tiranapost.al.