Aktualitet

A ka rrezik për Shqipërinë pas tërmeteve në Greqi? Sizmiologu Koçi qetëson ata që ndjenë lëkundjet

A ka rrezik për Shqipërinë pas tërmeteve në Greqi?

Dy tërmete të forta në Greqi, me epiqendër në Larisa kanë shkaktuar frikë dhe panik mes banorëve, jo vetëm në Greqi por edhe në Shqipëri për shkak të lëkundjeve që janë ndjerë edhe në vendin tonë.

Por a rrezikojmë ne nga aktiviteti sizmik grek? Sizmiologu i IGJEUM, Rexhep Koçi qetëson kur thotë se nuk ka asnjë rrezik për Shqipërinë. Në intervistën për Klan, sizmiologu thotë se Larisa e Greqisë aty ku është epiqendra e tërmetit nuk konsiderohej zonë e kuqe për aktivitet sizmik, por kjo nuk do përjashton faktin që aty të gjenerohen tërmete.

Sizmiologu:

“Ne nuk jemi të përfshirë në këtë zonë, megjithëse Ballkani Perëndimor është zonë me aktivitet sizmik të lartë, por zona e aktivizuar në pjesën qëndrore të Greqisë nuk përbën asnjë lloj rreziku për territorin e vendit tonë. Nuk është e thënë që një zonë që s’ka gjeneruar tërmete, aq sa mund të disponohet informacion, nuk do të thotë që në një moment të caktuar të mos gjenerojë tërmete. Kjo mund të përbëjë shqetësim lokal por jo për Shqipërinë”, tha ai.

*Tiranapost.al.