Aktualitet

A mund të ketë grip dhe koronavirus në të njëjtën kohë në vjeshtë? Ka një teori për viruset

A mund të ketë grip dhe koronavirus në të njëjtën

Zv ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u pyet nëse virusi tani është ndryshe nga marsi, nëse ka pësuar mutacion. Por Rakacolli tha se virusi mund të ketë pësuar ndryshime në strukturë, por që ende nuk është reflektuar në agresivitetin e virusit.

Tashmë frika është nëse do të ketë një valë të re virusi në vjeshtë. Suedia sot urdhëroi autoritetet të nisnin përgatitjet për çdo rast, ndërsa Rakacolli tha se ka disa teori që thonë se nuk mund të jenë dy viruse agresive në të njëjtën kohë, sepse luftojnë njëri tjetrin. Por dhe kjo mbetet për tu parë...

Sa i përket imunitetit të tufës, Rakacolli tha se është diçka e vështirë për t’u arritur.

Për ABC News ajo tha:

 “Shumë thonë që viruset pësojnë mutacione. Simptomat janë të njëjtat, agresiviteti është i njëjti. Nuk është i vërtetë se është më i lehtë se ai i marsit. Në të ardhmen..libri i koronavirusit shkruhet çdo ditë nga 1 faqe. Vijon të jetë e panjohur situata. Mundohemi të përgatitemi për skenarët më të këqij. Do bëhen vaksinat e gripit. Ka dhe teori që thonë që nuk mund të jene dy viruse agresive në të njëjtën kohë, sepse luftojnë njeri-tjetrin.”