Aktualitet

A mund të trajtohet Covid-19 me plazmë? Mjeku tregon sa efektiv është: Procedura e thjeshtë

A mund të trajtohet Covid-19 me plazmë? Mjeku tregon sa efektiv

Tashmë ështëe mundur që të kryhet trajtimi me anë të plazës për të sëmurët e infektuar me koroanvirus dhe që kanë antitrupa. Këtë thotë mjeku hematolog, Arben Ivanaj në një intervistë për “ABC News”. Ky trajtim është sjellë në vëmendje pas rastit të artistit, skulptorit dhe pedagogut Arben Bajo i cili humbi jetën nga virusi, por një natë para ngjarjes së trishtë familjarët kërkuan gjak nga persona të cilët e kishin kaluar COVID-19.

Mjeku Ivanaj thot se marrja e plazmës në spitalet tona rajonale është një teknikë e thjeshtë, por sipas tij problemi qëndron tek indikacioni dhe se çfarë pritet nga ky lloj trajtimi. 

“Është një teknikë që ka dhënë rezultate, por rezultate të cilat pritet të rikonfirmohen në studime më të besueshme. Të përdoret trajtimi me anë të plazmës të të sëmurëve të infektuar tashmë dhe që kanë antitrupa me COVID-19 është e mundur. Plazmën e përdorim çdo ditë, plazmën përdorin të gjitha spitalet tona pa përjashtim. Nuk është një teknikë e vështirë. Ajo që duhet bërë para se të përdorim plazmën është që të masim titrën e antitrupave. Të kemi një kemi një titër antitrupi sa më të lartë në plazmën e donatorit”.

Ai thotë se të sëmurët duhet të sensibilizohen për mundësinë dhe arsyen se përse ky lloj trajtimi duhet përdorur.

Teknikisht duhet të sensibilizohen personat të sëmurët për mundësinë dhe nevojën e përdorimit të plazmës. Teknika nuk është e vështirë. Sensibiliteti i njerëzve nuk është problem. Arsyeja se përse nuk është aplikuar deri më tani besoj sepse nuk është një teknikë e cila ka siguruar besueshmëri terapeutike, por është ndër teknikat që është përdorur në trajtimin e sëmundjeve që nuk ka mjekim të rekomanduar”.

Sa efekt ka për shërim? Mjeku sqaron: 

“Kam dëgjuar se nëse do të përdoret plazma atëherë problemi do të zgjidhej. Të mos krijojmë iluzione, pasi edhe atje ku është përdorur plazma vdekshmëria nga COVID-19 nuk ka qenë më e ulët. Sëmundjet shoqëruese si sëmundjet malinje, të kancerit të gjakut, janë ato që favorizojnë. Sëmundjet kronike po ashtu favorizojnë përkqësimin e këtij infeksioni. Është parë që ky virus sillet ndryshe me individë të ndryshëm. Pra ka ende shumë punë për tu verifikuar. Ata që insistojnë në trajtimin e kësaj patologjie, duhet ta trajtojnë sëmundjen pa filluar doza pulmonare”.

Ndërkaq, presidenti Meta inkurajon që të ecet me këtë lloj terapie. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan: 

Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj.

Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli.

Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të sukseshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë.