Aktualitet

A paguajnë qytetarët kur shkojnë në spital? Manastirliu: Ka ankesa, por pjesa dërrmuese e mjekëve bëjnë punë të ndershme

A paguajnë qytetarët kur shkojnë në spital? Manastirliu: Ka

Nisur nga skandali me sanitaren Tire Alldervishi e cila u arrestua se u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje të shtruar me Covid 8 milionë lekë me premtimin se do kujdesej për të, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u pyet nëse qytetarët shqiptarë paguhen për të marrë shërbime në spitale.

Manastriliu u përgjigj si ish drejtoreshë e QSUT dhe tha me përgjegjësi se shumica dërrmuese e mjekëve dhe infermierëve bëjnë punë të ndershme. Ajo tha se ankesa nga qytetarët ka dhe denocimet duhet të bëhen, dhe se se sistemi është në process ndërtimi:

Manastirliu:

Kam qenë drejtoreshë e QSUT. Duke qënë se kam këtë eksperiencë, dhe vij nga baza them me pergjegjësi se mjekët dhe infermierët shumica dërrmuese e tyre bëjnë punë të ndershme. Nëse ka qytetar që u kërkohet rryshfet duhet që të denoncojnë. Marim përditë ankesa, kërkesa, janë marrë masa administrative, që në momentin që çdo denoncim i cili vjen dhe ka fakte siç ishin faktet e denoncuara në Stop.

Ka denoncime për pagesa në spitale?

Kemi procesuar ankesa.

Në spitalet Covid ka patur kryesisht ankesa për komunikimin me pacientët e shtruar që kemi përmirësuar duke ndërtuar sistemet.

Nëse vetëm një pacient ka paguar 8 milionë lekë të vjetra...

Është prapa hekurave zonja

A besoni se ky është rast i izoluar apo është sistem?

Sistemi shëndetësor është në një proces ndërtimi, s'kemi thënë se jemi perfekt dhe kemi sistem perfekt se dhe në shoqëri ka individë që kryejnë vepra penale dhe patjetër dhe brenda sitemit mund të jenë 1,2,5 dhjetë raste që abuzojnë mbi detyrat dhe përgjegjësitë. Ne fuqizojmë dhe shtrëngojmë sistemin tonë që këta çibanë që janë brenda sistemit të nxirren jashtë dhe të marrin ndëshkimin.

*Tiranapost.al.