Aktualitet

A rrezikojmë sërish karantinë? Ja çfarë thotë Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini

A rrezikojmë sërish karantinë? Ja çfarë thotë

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, foli sot në Neës24, për situatën e rëndë të krijuar në vend nga pandemia e koronavirusit.

Tomini theksoi se në spitalin Covid-3, i cili është hapur ditën e sotme brenda ambienteve të QSUT, do të shkojnë pacientët e trajtuar në spitalet Covid-1 dhe Covid-2 dhe që vijojnë të kenë nevojë për trajtim spitalor.

Çdo do të thotë periudhë e kavaleshensës për një person që kalon Covid?

Tomini: Kjo periudhë është për dikë që është negativizuar por kërkon trajtim intensiv. Themi periudhë kavaleshense sepse pacienti kalon nga një shkallë e rënduar në një shkallë më të lehtë. Një person i negativizuar kërkon një periudhë më të gjatë trajtimi.

Nuk mund ta kalojë këtë gradë në shtëpi?

Tomini: Absolutisht, por në varsëi të rasteve. Ka raste që kërkojnë trajtim mjekësor. 

A ka staf?

Tomini: Po aktualisht ka staf të trajnuar në Covid 3 dhe drejtues është Arjan Harxhi.

A është diskutuar hyrja në lojë e spitaleve rajonale?

Tomini: Janë 4 spitale Covid që do të jenë në funksion. Në bazë të strategjisë mund të hyjnë 5 spitale rajonale të qyteteve me popullsi më të madhe.

A do rritet numri i testimeve?

Tomini: Testimet në ISHP janë shtuar, ndoshta katërfishuar nga korriku. Sigurisht që do të testojmë akoma më shumë, lidhur ngushtë me hetimin epidemiologjik. Testimi masiv nuk ka dhënë rezultat as në vendet e tjera.

Si është situata?

Tomini: Thashethemet mediatike mund të qarkullojnë në çfarëdolloj situate. Nuk do thoja situatë jashtë kontrollit. Ne kemi më shumë se 8-9 javë që bëjmë rritje të numrit të testimeve. Ndjekja e kontakteve bëhet më e vështirë dhe kërkon bashkëpunim edhe nga qytetarët.

A do mbërrijë Shqipëria në karantinë të dytë?

Tomini: Sigurisht që merren të gjithë opsionet e mundshme për minimizimin e virusit. Karantina dha efekte shëndetësore, psikologjike, ekonomike. Mbetet një opsion i fundit. Do të ezaurohen të gjitha opsionet e tjera më parë, dhe në fund do të shihet. Do të shihet ezaurimi i spitaleve dhe rritja e numrit, të cilët do të na detyrojnë për hapa të mëtejshëm.