Aktualitet

A rrezikojnë të mbyllen shkollat pas vendimit për Universitetet Online?

A rrezikojnë të mbyllen shkollat pas vendimit për Universitetet

Nuk diskutohet mbyllja e shkollave me situatën tani të Covid! Këtë ka thënë zv ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli. Nga mbledhja e Komitetit të Ekspertëve, ku u dha vendimi që Universitetet të vijojnë më mësimin Online edhe pas dy dhjetorit për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Rakacolli tha se shkollat 9 vjeçare dhe gjimnazet do të vijojnë si aktualisht.

Anëtarja e Komiteti Teknik të Ekspertëve, tha se situata në shkolla deri më tani nuk paraqitet shqetësuese dhe se nuk po diskutohet mbyllja e tyre.

Mira Rakacolli tha:

“Sa i përket shkollave Komiteti e ka vëmendjen tek mirëqeniea e fëmijëve. Incidenca nuk është rritur prej shkollave. Në bazë të shifrave do të shikojmë se çfarë do të bëjmë. I kemi monitoruar veçanërisht shkollat që nga data 14 shtator. Nuk kemi parë ndonjë ndikim të rëndësishëm në shifrat e pandemisë nga hapja e shkollave. Në shifrat aktuale nuk diskutohet mbyllja e sistemit parauniversitar”.