Aktualitet

A të mbron maska në rrugë? Përgjigjet mjeku pneumolog, Arjan Mezini

A të mbron maska në rrugë? Përgjigjet mjeku pneumolog, Arjan

Mjeku pneumolog Arjan Mezini ka folur sot për situatën e pandemisë në vend, ndërkohë që ditët e fundit shifrat e infektimeve me Covid kanë qenë në rritje.

Gjatë një intervistë për “Abc News”, Mezini u ndal tek vendimi më i fundit i qeverisë për mbajtjen e maskës me detyrim edhe në ambiente të hapura.

Mjeku shprehet se maska në rrugë nuk të mbron, pasi sipas tij ende nuk ka dalë një studim që mund ta faktojë.

 “Unë si profesionit kam bindjen e plotë që nuk do të sjellë asgjë. Nuk ka evidenca që maka në rrugë të ndihmon. Nuk kam parë asnjë studim. Nuk e di pse është vendosur dhe ku do dalë.Në karantinë duhet të ishim përgatitur për të testuar sa më shumë. Duhet të krijoni protokollet e sigurisë në punë.Njerëzit të bëjnë punën e vet, disancimi fizik, përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura” është shprehur mjeku.