Aktualitet

Abuzoi seksualisht me nxënësen. Gjykata jep vendimin për Abaz Dogën, përfiton nga gjykimi i shkurtuar

Abuzoi seksualisht me nxënësen. Gjykata jep vendimin për Abaz

12 vite burg do të kryejë Abas Doga, roja i shollës 9 vjeçare 'Azem Hajdari' në Kamëz i cili u shpall fajtor për abuzimin seksual ndaj një nxënësje 15 vjeçare, ku u përfshinë edhe tre të rinj të tjerë. Ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar pasi u dënua me 18 vite burg. 

Abuzoi seksualisht me nxënësen. Gjykata jep vendimin për Abaz

Vendimi u dha sot nga Gjykata e Tiranës. Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se ish roja i shkollës përdorte disa filmime të së miturës duke u bërë shantazh edhe vajzave të tjera të shkollës.

Ngjarja ndodhi në muajin mars të 2019-ës. Abaz Doga përndiqte 15 vjeçaren dhe e kërcënonte se do u tregonte familjarëve se dilte me shoqet larg shtëpisë nëse nuk shkonte tek ai. 65 vjeçari vijoi me shantazhet edhe pas abuzimit. E mitura vendosi të mos i përgjigjej më kërcënimeve të tij, por ai në formë hakmarrje shkroi emrin e saj në muret e pallateve të lagjes si dhe duke shkruar fjalë ofenduese për të. Abaz Doga jetonte pranë shtëpisë së 15 vjeçares.

Vendimi për ish rojen e shkollës nuk ishte i vetmi që u mor sot. Gjykata dënoi edhe të miturit  e përfshirë në skandalin seksual.

7 vite e katër muaj burg u dhanë për Klajdi Poçin

3 vite dhe 8 muaj burg për 16-vjeçarin me iniciale R.O.

Si dhe 3 vite dhe 4 muaj burg për 15-vjeçarin me iniciale F.B.

*Tiranapost.al.