Aktualitet

Abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të gruas, Gjykata e Durrësit lë në burg njerkun

Abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të gruas, Gjykata e Durrësit

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg njerkun, i cili abuzoi seksualisht me vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë.

Në seancën gjyqsore zhvilluar ditën e sotme, gjyqtarja Eda Kaja ka vendosur masën e sigurisë 'arrest me burg" për L.K., 39-vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në Shkozet të Durrësit dhe u zbulua pasi vajza i tregoi nënës së saj, e cila më pas denoncoi në polici bashkëjetuesin e saj.

Policia arrestoi menjëherë 39-vjeçarin, i cili tashmë do të vuaj dënimin e dhënë nga Gjykata e Durrësit.