ACI, nxjerr Shqipërinë të parën për trafik pasagjerësh në Korrik
E Diel 3 Shtator 2023, 14:57
TiranaPost
Organizata Ndërkombëtare e Aeroporteve, ACI, në tabelën e trafikut të pasagjerëve për muajin korrik, Shqipërinë e rendit të parën.
Kryeministri Edi Rama e ka postuar në Twitter me shënimin: Tabela e Korrikut të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve kundrejt vitit 2019, Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje të pabesueshme prej 116%! Faleminderit të gjithëve që e keni bërë të mundur këtë Le të vazhdojmë të ngjitemi në lartësi të reja.