14-vjeçari humb jetën pas sherrit afër një shkolle në kryeqytet
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në shkollën 'Fan Noli' në Tiranë.
Një 14 vjeçar u godit me thikë dhe humbi jetën rrugës për në spital.
Një i mitur tjetër i përfshirë në konflikt, ka marrë plagë në gjoks, por është në gjendje stabël në kujdesin e mjekëve.
Kjo ngjarja ka trishtuar opinionin publik.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, por dyshohet se konflikti ka nisur në rrjetet sociale.
Autori dhe viktima, të dy të mitur, ishin nxënës të së njëjtës shkollë.
Njoftimi i policisë: Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën "Qema Stafa", rreth 200-300 metra larg shkollës "Fan Noli" janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.