Aktualitet

Adoleshentja denoncon 25 vjeçaren në Vorë për abuzim seksual

Adoleshentja denoncon 25 vjeçaren në Vorë për abuzim

Një adoleshente 16 vjeçare në Vorë ka dënoncuar një 25 vjeçare për abuzim seksual dhe se e ka detyruar të dhunojë veten. Nuk dihet shumë nga ngjarja por sipas mediave, kallëzimi në polici është bërë nga vetë vajza në prani të psikologes dhe prindërve të saj.

Adoleshentja ka treguar se 25 vjeçarja e ka ftuar në shtëpinë e saj në Tiranë dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të.

Ajo ka treguar gjithashtu se është dhunuar sistematikisht psikologjikisht nga 25 vjeçarja. Policia ka shpallur në kërkim 25 vjeçaren.

*Tiranapost.al.