Aktualitet

Adresa ku duhet të aplikojnë fermerët që të përfitojnë naftën falas dhe dokumentet që kërkohen

Adresa ku duhet të aplikojnë fermerët që të

Të gjithë fermerët, persona fizikë apo juridikë të cilët janë të pajisur me NIPT fermeri dhe me pronësi të një sipërfaqe toke mbi 0.4 ha, mund të përfitojnë nga skema e dhënies naftë falas. Nisma është njoftuar nga ministria e Bujqësisë dhe Zhvilimit Rural ndërsa bëhet thirrje për aplikim në portalin qeveritar e-Albania deri në datën 25 shkurt.

Minsitria e Bujqësisë thotë se përmes kësaj skeme, subvencionimi për karburantin arrihet në një % të konsiderueshme, me heqjen e taksës së qarkullimit, të karbonit dhe të akcizës.

Por si bëhet aplikimi për të qenë pjesë e skemës përfituese?

Aplikanti duhet të futet në e-Albania dhe të identifikohet si “Biznes”, më pas duhet të zgjedhë shërbimin “Aplikim për skemën e naftës për bujqësinë”.

Në formularin e paraqitur elektronikisht, duhet të plotësohet adresa ku ndodhet sipërfaqja e tokës, e cila nuk duhet të jetë më pak se 0.4 ha, me ngastra më shumë se 0.1 Ha. Sipërfaqja e parcelës duhet të korrespondojë me sipërfaqen që ka kjo parcelë në dokumentet e pronësisë së fermerit.

Përfituesi duhet të vetëdeklarojë të mbjellat ose që parashikon të mbjellë sipas përcaktimeve të formularit të aplikimit, mbi të cilat përcaktohet edhe sasia e naftës që përfiton aplikuesi.

Normativat e konsumit të naftës për punimet e mekanizuara dhe sasia e naftës që përfitohet falas nga çdo subjekt përfitues përcaktohen sipas kulturave bujqësore/grup kulturave dhe sipërfaqes që kultivohet.

Çfarë dokumentesh kërkohen?

Për tokat në pronësi kërkohet: Certifikata e pronësisë, Kartela e Pasurisë, Harta Treguese dhe Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP).

Për tokat në përdorim nevojitet: Akti i Marrjes së Tokës në Përdorim, certifikatë familjare e 1.8.1991, Marrëveshje dakordësie e shumicës së anëtarëve të familjes bujqësore dhe Kontrata e huapërdorimit e noterizuar.

Për tokat e marra me qira nevojitet: Kontratë qiraje e noterizuar.

Për të asistuar ndihmë ndaj atyre që mund të hasin vështirësi në aplikim, Zyra e Agjencive të Ekstensionit Bujqësor ka publikuar një numër kontakti falas 0800 83 83.

*Tiranapost.al.

Adresa ku duhet të aplikojnë fermerët që të

Adresa ku duhet të aplikojnë fermerët që të