Aktualitet

Agron Shehaj dhuron dy respiratorë dhe pajisje dialize për pacientët me virus, Brataj dhe shefja e reanimacionit status për gjestin e tij

Agron Shehaj dhuron dy respiratorë dhe pajisje dialize për

Ish deputeti i PD dhe biznesmeni Agron Shehaj ka dhuruar sot dy pajisje respiratore dhe një pajisje dialize për pacientët me koronavirus në spitalin Shefqet Ndroqi.

Agron Shehaj dhuron dy respiratorë dhe pajisje dialize për

Për gjestin e tij human në këtë kohë pandemie me koronavirusin që nuk bën dallime as për pasuri, moshë e prejardhje kanë reaguar shefja e reanimacionit Alma Cani dhe kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj. Ata shprehin mirënjohjen për ndihmën e tij që në kushte pandemie mund të shpëtojë jetë, duke e cilësuar edhe si një shembull qytetarie. 

Alma Cani, shefja e Reanimacionit shkruan në Facebook:

Në emër të personelt mjekësor të Spitalit Shefqet Ndroqi dhe drejtorit Prof Dr Perlat Kapisyzi, dua të falenderoj me mirënjohje të thellë Agron Shehajn për dhurimin e dy pajisjeve respiratore dhe një pajisje dialize, aparate të reja, fjala më e fundit e teknologjisë. Covid 19 eshte nje perbindesh qe ka ndaluar frymemarrjen e botes mbare.

Dhurimi i ketyre dy respiratoreve dhe aparatit te dializes jane nje mundesi shume e mire qe na ofrohet, per trajtimin efikas e bashkekohor te ketyre pacienteve. Ne jemi te ndergjegjshem qe nuk mund te kenaqim te gjitha shpresat njerezore, por suporte te tilla jane mese te domosdoshme, pasi komplikacionet qe vijne nga coronavirusi prekin jo vetem mushkerine, por edhe organe te tjera vitale si veshka, etj.

Është një veprim human që do të na ndihmojë të shpëtojmë jetë, dhe që sot një i sëmurë rëndë po përfiton nga një prej respiratorëve. Jemi të prekur nga ky veprim që nuk e ka bërë askush tjetër dhe, mbi të gjitha, nga thjeshtësia dhe përunjësia me të cilën Agroni na ndihmoi!

Uroj qe ky akt sublim e human te jete nje shembull i qytetarise e fisnikerise qe z Shehaj i ben spitalit tone, te pasohet nga shume te tjere, duke deshmuar qe ne te gjithe sebashku jemi pjese e nje skalioni te luftes kunder kesaj te keqeje qe ka perfshire boten mbare! I urojmë Agronit dhe familjes së tij gjithë të mirat .

Ju urojmë të gjithë të sëmurëve shërim të shpejtë. Ne jemi çdo çast me ju, të përkushtuar deri në vetëmohim, për të shëruar dhe mbrojtur jetën e çdo njeriu.

Skënder Brataj shkruan:

I nderuar z. Agron Shehaj
Ju sot veç ndihmës mjeksore të domosdoshme për qytetarët shqiptar në këto kohë Covidiane, dhatë një leksion qytetarie. Nuk ka nevojë për shumë fjalë , Thjesht Faleminderit.
Dr. Skender Brataj