Aktualitet

Ahmetaj i kujton që nuk e ndërpret Berishën, Fevziu reagon dhëmbë për dhëmbë

Ahmetaj i kujton që nuk e ndërpret Berishën, Fevziu reagon

Intervista mes ministrit Arben Ahmetaj, të ngarkuar për menaxhimin e situatës nga koronavirusi dhe moderatorit Blendi Fevziu përfundoi me një debat, që nisi me lajmin për 50 milionë eurot e dhëna nga BE-ja për përballimin e situatës në Shqipëri me virusin.

Pjesë nga debati:

Arben Ahmetaj: BE na dha 50 milionë euro.

Blendi Fevziu: Po 140 mln eurot e Bechetit?

Ahmetaj: Nuk është e vërtetë, nuk do të japim asgjë. Po më lër ta shpjegoj mos ma ndërprit fjalën

Fevziu: Po mund t’i shpenzojmë për gjëra më me rendësi sesa kush loboi për eurot?

Ahmetaj: Kur ia lë fjalën Sali Berishës dhe nuk e ndërpret...

Fevziu: Mos më bëj të fortin ti mua.

Ahmetaj: Po replika do bëj!

Fevziu: Mos më bë replika në studio ti mua. S’ke të drejtë dhe as ti, as njeri në botë. Përgjigju njerëzve aty që s’kanë.