Aktualitet

Aida Shtino e revoltuar: Pse nuk iu lini telefonë pacientëve me Covid? Një gjë po ju them e mbajeni mend

Aida Shtino e revoltuar: Pse nuk iu lini telefonë pacientëve me Covid?

Ish moderatorja dhe kandidatja për deputete në partinë për Drejtësi dhe Integritet, Aida Shtino shfaqet e revoltuar në një reagim të fundit në rrjetet sociale ku sulmon mjekët e spitaleve Covid po ashtu ministren Manastirliun dhe grupin e ekspertëve të Komitetit Teknik. Iu kërkon të dijë se pse nuk u lejojnë telefonët pacientëve me koronavirus që të flasin me të afërmit e tyre.

Duket se ngjarja me 29 vjeçarin që u hodh sot nga kati i tretë i Sanatoriumit ka sjellë dhe revoltimin e ish moderatores e cilat thotë se e gjithë kjo situatë do krijojë një turmë të tërbuar njerëzish që do vërsulen nga zemërimi: për shkak se të afërmit e tyre po i kthehen në kavje laboratori.

Reagimin e plotë e gjeni si më poshtë:

“A mundet tiu bej nje pyetje doktoreve tane te “çmuar” Perse nuk ju lejojne te semureve me covid qe jane te shtruar ne spital telefon..??????

Kush eshte arsyeja , qe nuk i lejojne te flasin me te afermit e tyre…?????? A jeni ne terezi ti Ministre Manastirliu dhe ti Kryetare e Komitetit Rakacolli me Pipero e kompani …..??????

A i keni trute ne koke, apo ju kane vaksinuar juve perpara, se qe te jeni kaq te pashpirt nuk ma priste mendja kurre…..

A do ta mbani dot turmen kur tiu versulen, sepse po ju ” zhduken” te afermit!!!!!!!!

A jeni ne dijeni se cfare jeni duke bere ??????????

A i keni trute ne koke ju doktoresha a keni femije e prinder ne shtepi ju ??????????

Kush eshte arsyeja qe nuk ju lini telefon kush??????

Nje gje po ju them mbajeni mend, se nuk do te arrini te permbani me turmen e terburar , qe do tiu versulen nga zemerimi , sepse po i ktheni ne kavie laburatori te afermit e tyre….dhe aty jo polici, po as ushtri nuk i ben dot zap….”

Aida Shtino e revoltuar: Pse nuk iu lini telefonë pacientëve me Covid?

------

Në kohën kur shpërtheu pandemia, një grup ekspertësh në botë u kërkuan mjekëve që pacientët të mos mbajnë telefonë me vete, për shkak të potencialit të bartjes së virusit.

Linkun origjinal e gjeni këtu: https://ahmedabadmirror.indiatimes.com/news/india/mobile-phones-potential-carrier-of-coronavirus-hospitals-should-restrict-their-use-doctors/articleshow/75759249.cms