Aktualitet

Akil Pano: Sot fitoi familja, mami dhe babi dhe jo prindi 1 e prindi 2

Akil Pano: Sot fitoi familja, mami dhe babi dhe jo prindi 1 e prindi 2

Gjykata Administrative ka rrëzuar sot vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, që i kërkonte pastorit Akil Pano të heshte ndaj agjendës së komunitetit LGBT që kërkonte zëvendësimin e mami, babi me termat Prindi 1 dhe Prindi 2.

Akil Pano ka reaguar me një postim në Facebook, ku shkruan: Gjyqi u fitua!

Sot fitoi familja! Sot fitoi Mami dhe Babi kunder Prindi 1 dhe Prindi 2. Sot fitoi liria e Fjales, e Ndergjegjes dhe e Besimit! Sot fituan te gjithe Shqiptaret qe besojne ne ZOT, FAMILJE & KOMB. Lavdia i takon Zotit