Aktualitet

Akordohen 1.2 milionë lekë për prokuroren e Pukës, vuan nga probleme shëndetësore

Akordohen 1.2 milionë lekë për prokuroren e Pukës, vuan nga

Me një vendim të Këshillit të Ministrave ditën e sotme, prokurores së Pukës, i akordohet një ndihmë financiare për shkak të problemeve me shëndetin. Nuk dihet konkretisht se çfarë ka ndodhur me prokuren Elidiana Kasa të cilës do t’i mbulohet mjekimi nga qeveria me një fond prej 1 200 000 lekësh, dhe fatura me shpenzimet për trajtimin shëndetësor të saj do të publikohet në institucionet përkatëse. Drejtuesja e Prokurorisë së Pukës kaloi me sukses Vettingun, në tre shtyllat e vlerësimit.

Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i plotë ku thuhet:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.20, datë 20.1.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të znj. Elidiana Kasa, në masën 1 200 000 (një milion e dyqind mijë) lekë.

2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Akordohen 1.2 milionë lekë për prokuroren e Pukës, vuan nga

***

Elidiana Kasa e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe e ushtron funksionin e saj prej më shumë se 25 vitesh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë.

Akordohen 1.2 milionë lekë për prokuroren e Pukës, vuan nga

Vendimet e plota të publikuara në Fletoren Zyrtare, i gjeni në këtë link.

*Tiranapost.al.