Aktualitet

AKSHI: Mund të hasni probleme në faqet qeveritare sot, sepse po punohet

AKSHI: Mund të hasni probleme në faqet qeveritare sot, sepse po

AKSHI ka dhënë një njoftim të rëndësishëm sot. Nga ora 14:00, deri në orën 23:59 do të kryhen punime me faqet e shërbimeve në vazhdën e sulmit kibernetik të ndodhur disa ditë më parë.

Njoftimi:

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u bën me dije qytetarëve shqiptarë se sot në orën 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike.

Kjo ndërhyrje në vazhdën e përballjes me pasojat e sulmit kibernetik, do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm në dhënien e shërbimeve publike online. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve nëse gjatë ditës së sotme mund të hasni vështirësi në aksesin e çdo faqeje publike.