Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Milot-Rrëshen, humb jetën e moshuara

Aksident i rëndë në aksin Milot-Rrëshen, humb jetën e

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një 70-vjeçare.

Burime të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Skuraj”, ku një mjet tip “Benz” me drejtues Gj.N.,është përplasur me një tip “Volksëagen” që drejtohej nga M.Sh.

Për pasojë, ka humbur jetën e moshuara D.N.,70 vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Benz”. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.