Aksident i rëndë në autostradën Lezhë-Laç, plagosen 4 të rinj

E Martë 22 Nëntor 2022, 21:06
TiranaPost
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç.
Informacionet e para flasin për 4 të rinj të plagosur si pasojë e përplasjes së dy mjeteve në afërsi të kryqëzimit të Rrilës, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur ”Kryqëzimi i Rriles”, janë aksidentuar dy automjete tip ”Ford” me drejtues shtetasit D. Gj. dhe M. M.
Për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerët, shtetasi F. Gj. dhe shtetasja M. Gj. të cilët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor.