Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shqiptarë të Kosovës. Ambasada: Javë e zezë

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur disa orë më parë në Gjermani, ku për pasojë kanë humbur jetën tre shqiptarë.

Lajmin e bën të ditur Ambasada e Kosovës në Berlin, e cila e quan këtë javë, të zezë për Kosovën dhe gjithë shqiptarët, pasi pak ditë më parë dy vëllezër të mitur nga Deçani, 13 dhe 17 vjeç u përplasën për vdekje nga një tren në Mynih.

Siç njofton ambasada personat që kanë humbur jetën kanë qenë duke udhëtuar nga Kosova për Zvicër.


“Java që po lëmë prapa ishte e zezë për Kosovën dhe shqiptarët. Në Gjermani kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të rënda pesë bashkatdhetarë.

Ambasada e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe njofton që në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë është në kontakt të afërt me autoritetet gjermane për sqarimin e rrethanave të aksidenteve në Bruckerg të Bavarisë ku humbën jetën dy vëllezër dhe Meersburg të Baden-Ëürttemberg ku sot kanë humbur jetën edhe tre shqiptarë nga Kosova gjatë udhëtimit për Zvicër”, njofton Ambasada e Kosovës.