Aktualitet

Aksident i rëndë në Kavajë, makina përplas për vdekje të moshuarin me biçikletë

Aksident i rëndë në Kavajë, makina përplas për

Një 78-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti. I moshuari me iniciale L.GJ., ka qenë duke ecur me biçikletë dhe është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, në vëndin e quajtur “Pompat e Ujit”, në Kavajë, mjeti me drejtues shtetasin B.H., ka aksidentuar biçiklistin L.Gj., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Poas aksidentit është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit B.H., për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.