Aktualitet

Aksident me vdekje në Lushnjë

Aksident me vdekje në Lushnjë

Një automjet i drejtuar nga një 55 vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësor në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë.

Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur ende.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, shtetasi G. G., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Volvo”, ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

Tiranapost.al.Z.B