Aktualitet

Aksident me 5 familjarë të plagosur në rrugën nacionale Burrel-Milot

Aksident me 5 familjarë të plagosur në rrugën nacionale

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Burrel-Milot, ku për pasojë janë plagosur pesë anëtarë të një familje. Mësohet se ngjarja ka ndodhur konkretisht pranë fshatit Baz, ndërsa familjarët sipas Informacioneve paraprake janë nga Dibra.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Burrelit për të marrë trajtimin emergjent, ndërkohë që njëri prej anëtarëve të familjes është dërguar me helikopter drejt Tiranës. Rrethanat e aksidentit mbeten aktualisht të paqarta. Policia dhe Grupi Hetimor kanë shkuar në vendin e aksidentit për të hetuar rrethanat e kësaj ngjarje.

*Tiranapost.al.