Aktualitet

Aksident me 6 të lënduar në aksin Fier-Seman! Benzin e përplasur e drejtonte një 16 vjeçar

Aksident me 6 të lënduar në aksin Fier-Seman! Benzin e

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Sipas Policisë, një 16-vjeçar po drejtonte një automjet tip “Mercedes-Benz” është përplasur me një automjet tip “Volkswagen” që po drejtohej nga një 61-vjeçar. Dy shofertë dhe që të katër pasagjerët e tyre janë dërguar për të marrë trajtim të specializuar në Spitalin e Fierit, ndërkohë që ende nuk është bërë me dije shkaku i aksidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe “Volkswagen” me drejtues përkatësisht shtetasit I. I., 16 vjeç, dhe V. H., 61 vjeç, e për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Tiranapost.al