Aktualitet

Aksident me pasojë vdekje në aksin Milot-Fushë Krujë

Aksident me pasojë vdekje në aksin Milot-Fushë Krujë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Thumanë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një 70-vjeçar.

Në aksident është përfshirë një motor dhe një automjet dhe viktima është identifikuar si Pjetër Përkeqi nga Fushë-Mamurrasi.

Dyshohet se drejtuesi i motorit i ka prerë rrugën automjetit dhe është përplasur me të.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.