Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Dedaj në Pukë.
Viktima është me inicialet M.L., i cili ka qenë duke lëvizur motor. Dyshohet se viktima ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga një urë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.