Aktualitet

Aksident me tre makina në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën një 43 vjeçare

Aksident me tre makina në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën një 43
Foto ilustruese nga aksi Elbasan-Peqin

Një aksident i rëndë me tre makina raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugur Elbasan – Peqin, ku për pasojë një pasagjere 43 vjeçe nga Berati ka ndërruar jetë pasi u dërgua në spital.

Ndërsa tre shoferët e makinave të cilët u përplasën me njëri tjetrin janë plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksdentit mbeten të paqarta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më poshtë keni informacionin e deritanishëm nga policia e Elbasanit.

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  në fshatin Murras mjeti tip ” Skoda”, me drejtues shtetasin A.I.,rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja G.I.,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”, si dhe janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve,jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.